LDK propozon rezolutë për Tribunalin, reagon Kadri Veseli: Pse po bëni fushatë, lërini intrigat

  • 30 May 2019 - 11:24
LDK propozon rezolutë për Tribunalin, reagon Kadri Veseli: Pse po bëni fushatë, lërini intrigat

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka nisur me pikën e rendit të ditës për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit Special për krime lufte të Serbisë në Kosovë, raporton Gazeta Blic. 

Mirëpo, për këtë LDK ka propozuar edhe një rezolutë.

“Kriminelët të ndjeken fillimisht nga drejtësia vendore e pastaj nga ajo ndërkombëtare. Propozim vendimi duhet të përmbajë ndryshimet legjislative që janë të nevojshme si dhe kapacitetet institucionale për të ndjekur dhe dënuar kryerësit e krimeve të luftës edhe në mungesë. Mbledhja e provave. Pas kryerjes së këtyre veprimeve, shteti i Kosovës duhet të angazhohet në rrafshin diplomatik për krijimin e një Tribunali për gjenocidin serb në Kosovë”, tha shefi i GP të LDK’së Avdullah Hoti.

E për këtë, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai i është drejtuar Hotit se kjo temë e cila është vajtuar tashmë e 20 vite, deri më tani asnjëherë nuk ka pasur diçka konkrete. Tha se vetëm në kohën kur është hapur kjo temë, ka filluar edhe fushata që siç ai i quajti, edhe intriga.

“Në rend të parë gjithë çka bëjmë këtu e bëjmë për interes qytetar. Për dy dekada askush asnjë iniciativë nuk e ka ndërmarrë askush për gjenocidin serb. Çdo vit kemi vajtu por hapa konkret nuk janë ndërmarrë. Pse u dasht bash kur u hap kjo temë me e bo këtë fushatë kaq të rëndë. Pse u dashtë gjithë këto intriga, në këtë Kuvend është folur e ndërmarrë hapa që kurrë nuk i kanë takuar këtij kuvendi. Kjo iniciativë nuk ka të bëj as me mu e as me ty. Por ka të bëj me fëmijët e mi e tutë mos me ju ndodhë nesër ajo që ka ndodhur para 20 viteve. Merrne si të doni. Nuk e kam ndërmend që të kapi flamur për këtë punë. Le te merr kush t’don. Por ajo që çka me ndodh deri në fund. Do të shkojë deri në fund”, tha Veseli.

(Kosova Sot Online)