Iu gjetën qese me marihuanë, arrestohen dy persona në Prishtinë

  • 30 May 2019 - 12:10
Iu gjetën qese me marihuanë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Të mërkurën në Prishtinë janë arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Në rastin e parë policia ka arrestuar një të dyshuar të mitur pasi tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 12 qese najloni të mbushura me bari të gjelbër të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë me peshë 20.3 gramë.

Me vendim të prokurori, pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në rastin e dytë policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi tek I njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 8 qese najloni të mbushura me bari të gjelbër të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 14.6 gramë.

I njëjti është intervistuar dhe vazhdon në procedurë të mëtejme pasi që ka urdhër arrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)