Italia ka dy ditë kohë të i shpejgohet BE’së ose do gjobitet 3.5 miliardë euro

  • 30 May 2019 - 12:11
Italia ka dy ditë kohë të i shpejgohet BE’së ose do gjobitet 3.5 miliardë euro

Italisë i është dhënë një afat prej dy ditësh që të i shpjegojë borxhet e saja ose do përballet me një gjobë të majme nga Bashkimi Evropian.

Komisionerët evropianë i kanë shkruar një letër qeverisë së Salvinit dhe Di Maios që të qartësohen për dështimin e tyre të mospagimit të borxheve. Zëvendës presidenti I Komisionit Valdis Dombroskis i ka dhënë Romës një ultimatum prej 48 orëve që të shpjegohet ose do gjobitet 3.5 miliardë euro.

Të dhënat e fundit tregojnë që Italia ka rritur borxhin publik nga 131.4% në vitin 2017 në 132.3% në vitin 2018.

Por këto numra pritet të rriten edhe më shumë këtë vit dhe mund të arrijnë 133.7% dhe 135.2% në vitin 2020.

Komisioni Evropian mund të vëjë gjoba mbi çdo vend që mendohet se përbën rrezik për 19 antarët e Eurozonës.

Ministrat e financave të shteteve anëtare të BE’së pritet të shikojnë shpenzimet e Italisë në qershor ku do shihet se a janë shkelur rregullat.

(Kosova Sot Online)