Aktakuzë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

  • 30 May 2019 - 15:30
Aktakuzë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave, S.F., R.L., D.H., A.K., B.I., R.I., S.H., F.I., për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”

Sipas aktakuzës të pandehurit, S.F, A.K, dhe D.H., që nga muaji shkurt 2015 e deri më 01 dhjetor 2016, kanë vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit.

Po ashtu, edhe të pandehurit R.L., A.K., D.H., dhe B.I., që nga fillimi i vitit 2016 e deri më 01 dhjetor 2016, në vende të ndryshme në Kosovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër në bashkëkryerje pas marrëveshjes paraprake kanë organizuar lojëra te fatit .

Me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

“I pandehuri R.L., më 01 dhjetor 2016, në shtëpinë e të pandehurit në Gjilan, gjatë kontrollit nga ana e policisë me Urdhër të gjykatës, janë gjetur një revole e markës “Herma Ëerk” model EP552, me nr.serik 008980 kalibrit 22, një armë gjuetie e markës ”Ëinchester” nr. serik L2030568 dhe mese 435 copë fishek të armës së gjuetisë dhe të revolës e të cilat i pandehuri i ka pasur në pronësi dhe posedim në shkelje të ligjit për armët e tilla. Me këtë ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

“Po ashtu, të pandehurit R.I., S.H., që nga fundi i vitit 2015 e deri më 01 dhjetor 2016, në Prishtinë dhe në vende tjera në Kosovë, në cilësi të personave zyrtar me qëllim të përfitimit material pa autorizim ju kanë vënë në dispozicion personave të tjerë, të pandehurve D.H., dhe menaxherëve të tjerë të kompanive të lojërave të fatit, informatat që janë fshehtësi zyrtare, në atë mënyrë që përmes telefonit të pandehurit i kanë njoftuar personat e paautorizuar – menaxherët e kompanive të lojërave të fatit për aksionet e ATK-së, kur dhe ku ata do të dalin në aksion vetëm apo me policinë dhe Doganën e Kosovës, e duke u dhënë edhe udhëzime që t’i mbyllin lokalet që këta persona do të mund të ju iknin ndëshkimeve apo masave të tjera ligjore për punën e kundërligjshme të tyre. Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Poashtu kjo prokurori njofton se i pandehuri F.I, që nga fillimi i vitit 2016 në Prishtinë, me qëllim të përfitimit material me dashje i ka ndihmuar të pandehurit R.I, në kryerje të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” në atë mënyrë që i pandehuri R.I, deri sa ka qenë në orar të punës ia ka përcjellë të pandehurit F.I, informatat zyrtare dhe atë se kur dhe ku do të kryhen kontrolle nga Inspektorët e ATK-së, në bizneset e lojërave të fatit.

Me këtë rast, sipas Prokurorisë Speciale i pandehuri duke e përdorur numrin e telefonit i ka njoftuar menaxherët e bizneseve të lojërave të fatit për vendin e kontrolleve duke përdorur gjatë njoftimit fjalorin – zhargonin “jam në qytetin e Gjakovës, jam në Gjilan, Viti etj, a ke kohë për kafe”, duke iu dhënë në këtë mënyrë informata se në cilin qytet janë duke dal kontrolla e ATK-së për inspektim të lokaleve, e duke ju mundësuar kompanive të lojërave të fatit- menaxherëve të kompanive të lojërave të fatit që ti ikin kontrolleve kur ka qenë mundësia që ata të ndëshkohen për veprimtarinë e kundërligjshme të tyre.

(Kosova Sot Online)