Mbyllen pesë lokale në Klinë dhe Istog, kapen valltare pa leje të punës

  • 30 May 2019 - 16:05
Mbyllen pesë lokale në Klinë dhe Istog, kapen valltare pa leje të punës

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koduar “Kontrollimi i lokaleve 2019”, në Klinë dhe Istog.

Në këtë operacion janë gjetur edhe punëtore (valltare), pa leje të punës dhe të qëndrimit, dhe me ato është duke u marrur Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë si dhe Njësia e Migracionit, njofton Policia e Kosovës.

Poashtu në oborrin e njërit nga lokalet në Klinë në një veturë është gjetur një revole me shtatë fishekë, dhe është inicuar rasti ” mbajtja në pronësi dhe kontroll i paautorizuar i armë”, me ç’rast i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)