Wilson: Serbia nuk e kontrollon Kosovën, duhet të ballafaqohet me realitetin

  • 31 maj 2019 - 09:19
Wilson: Serbia nuk e kontrollon Kosovën, duhet të ballafaqohet me realitetin

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit atlantik Damon Wilson ka thënë se Serbia nuk e kontrollon Kosovën dhe duhet të ballafaqohet me realitetin, në mënyrë që të mund të fokusohet në ekonomi, të ardhmen dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë, sepse aktualisht në të gjitha anët flet për Kosovën dhe po e shpenzon oksigjenin.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic ka qenë i qartë rreth mundësive të cilat mund të shfaqen nëse arrihet një marrëveshje me Prishtinën, ka thënë Wilson pas vizitës në Beograd për “Zëri e Amerikës”.

Ai ka thënë se për shkak të taksave të cilat i ka vënë Kosova aktualisht nuk është në situatë të rehatshme, sepse gjithkush mund të pyetet pse e kanë bërë këtë kosovarët.

Kjo bën që Serbia të duket pak më mirë në bashkësinë ndërkombëtare, por kjo nuk është përgjigje dhe me kohë kjo nuk është në interesin e Serbisë. Mendoj se duhet të kërkohet pak më shumë vullnet politik, pak më shumë kreativitet, por edhe prani të qëndrueshme të ShBA-ve për të dalë nga kjo situatë, ka thënë Wilson.

Ai e ka pranuar se dialogu aktualisht nuk është në rrugë të mirë, dhe ka treguar për disa tranzicione ne BE, duke përmendur se në samitin e Berlinit nuk janë paralajmëruar gjasa të mira, e sigurisht se kështu do të jetë edhe në Paris.

Në shumë mënyra këto taksa ia tërheqin qilimin nën këmbë Hashim Thaçit, po aq edhe Serbisë, por është me rëndësi se është lehtë të pengohet marrëveshja, ndërsa është vështirë të investohet në trimëri e vendosmëri dhe të mbetesh në rrugën e marrëveshjes, ka thënë Wilson.

Ai ka vlerësuar se lidhjet e ShBA-së e BE-së rreth kësaj çështjeje nuk janë ashtu si do të duhej të jenë, ndonëse, siç ka theksuar, duhet të marshojnë në një drejtim dhe të jenë të fokusuar në rezultatin e njëjtë. Kjo do të kërkojë bashkëpunim pak më të shtrënguar diplomatik dhe prandaj mendoj se ShBA-të duhet të hyjnë në proces, të jenë forcë konstruktive, por duhet mbajtur mend se në nuk jemi të interesuar vetëm për proces, por për rezultat dhe duhet të jemi të përqendruar që ta realizojmë, ka thënë Wilson.

Ai ka përsëritur qëndrimin e administratës aktuale amerikane se nuk do të imponojë zgjidhje, por se do ta mbështesë dialogun e pakushte.

Wislon ka thënë se Rusia e ka më lehtë se Amerika, sepse do të rrënojë e të rrënosh është më lehtë dhe ka shtuar se Rusia nuk po pozicionohet si mike e Serbisë, sepse do ta mbajë në status-quo dhe në kurthin e së kaluarës, transmeton “Danas”.

(Kosova Sot Online)