NDODH EDHE KJO: Shpend Ahmeti e pranon që është shtet i korruptuar

  • 31 May 2019 - 11:36
NDODH EDHE KJO: Shpend Ahmeti e pranon që është shtet i korruptuar

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, deklaroi sot se raportin e progresit duhet ta lexojmë si pasqyrë për të parë se ku jemi si shoqëri në arritjen e standardeve të jetës dhe jo vetëm si vlerësim i biletës hyrëse për në Bashkimin Evropian.

 

“Raporti i progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik dhe jo të gatshëm që në aspektin ekonomik të konkurrojmë me shtetet e zhvilluara. Ka arsye të fajësojmë edhe Evropën edhe fqinjët, por duhet së pari ta shikojmë shtetin tonë në pasqyre dhe të jemi vetëkritik”, shkroi Ahmeti.

Ai shtoi se pa përmirësim domethënës në vlerat kryesore nuk duhet as që të synojmë Bashkimin Evropian.

Sipas tij, është e qartë që kjo qeveri këtë nuk e ka bërë dhe nuk ka mundësi ta bëjë.

“Reformat duhet të sjellin më shumë mundësi, punësim, barazi e mirëqenie. Me lehtë për t’u thënë se për t’u bërë, por shoqëria jonë ka njerëz që mund ta bëjnë këtë. Dhe shoqëria duhet ta kuptojë se e ka në dorë vendimin për të sjellë njerëzit e duhur në pozitat e duhura”, përfundon Ahmeti.

Mirëpo, Shpend Ahmeti dhe klika e tij janë në grupin e më të kritikuarëve për korrupsion, kundër të cilit janë deponuar dhjetëra kallëzime penale në Prokurorinë Speciale,por duke qenë pjesë e klanit "Pronto", vazhdon të mos trajtohet fare nga kjo prokurori.

(Kosova Sot Online)