Haradinaj në takim me Ipeshkvin, i çon mesazh Vatikani

  • 31 May 2019 - 12:07
Haradinaj në takim me Ipeshkvin, i çon mesazh Vatikani

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Imzot Dodë Gjergjin. Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se kanë vlerësuar raportet unike ndërfetare në vend janë si gjithnjë të shkëlqyera.

Kryeministri është shprehur se Kosova u mbetet besnike vlerave më të larta të traditës shqiptare në këtë frymë.

Ai ka shkruar se Kosova angazhohet për paqe të qëndrueshme me të gjitha shtetet, përfshi Selinë e Shenjtë, me të cilin Kosova ka një marrëdhënie të veçantë.

Në këtë takim ka qenë prezent edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Postim i plotë i Haradinajt:

Image

(Kosova Sot Online)