Avokati i Popullit shkon në Ferizaj për t’u takuar me gruan rome

  • 31 May 2019 - 16:33
Avokati i Popullit shkon në Ferizaj për t’u takuar me gruan rome

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është nisur për në Ferizaj, aty ku pak minuta më parë ndodhi edhe rrahja e gruas rome.

Tutje, është bërë e ditur se gruaja momentalisht është nën përkujdesjen e qendrës sociale.

Sipas policisë, hetuesia ende është në terren, e rrjedhimisht nuk është bërë e ditur nëse u identifikua personi që ka sulmuar gruan.

(Kosova Sot Online)