Berisha ‘godet’ Hashim Thaçin dhe Edi Ramën: Bashkë me Baton Stanishiqin janë...

  • 02 June 2019 - 11:48
Berisha ‘godet’ Hashim Thaçin dhe Edi Ramën: Bashkë me Baton Stanishiqin janë...

Diplomati i njohur amerikan njëherit edhe njëri ndër njohësit më të mirë të zhvillimeve në Ballkan, David Phillips, në një shkrim të publikuar në “Balkaninsight”, ka shkruar për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshja Thaçi-Vuçiq para takimit të Parisit që do të zhvillohet më 1 korrik.

Phillips ka shkruar se Thaçi e Vuçiq planifikojnë të njoftojnë një marrëveshje për shkëmbim territoresh para takimit të Parisit.

E lidhur me këtë, ka reaguar edhe ish kryeministri dhe presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ky është shkrimi i plotë nga Berisha:

Nje demaskim tjeter shkaterrues i veprimtarise tradhetare te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit! 

Te dashur miq, pas diskretitimit te plote ne Samitin e Berlinit si tregtare te tokave te Kosoves dhe flamurtare te Serbise se Madhe, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq jane damkosur tashme jo vetem nga mbare kombi shqiptar por dhe miqte e huaj te shqiptareve ne mbare boten si tradhtare. Pikerisht per keto qendrime, marreveshjet e tyre te fshehta per ndarje. dhe copetimin e Kosoves, personaliteti i shquar amerikan, diplomati, akademiku, politologu i njohur dhe njeri nga njohesit me te mire te Ballkanit ne SHBA, David Philips deklaron ne nje editorial te rendesishem te publikuar keto dite se bisedimet sekrete me Beogradin per Kosoven, coptimin e saj te Miladinit shqipfoles, Zografit Bis dhe Baton Stanishiqit jane nje akt tradhetie ndaj popullit te Kosoves. 

Njohes i shkelqyer i Kosoves dhe mik i çmuar i popullit te Kosoves dhe kombit shqiptar ne teresi, Philips argumenton ne menyre te hollesishme dhe te pakundershtueshme pasojat katastrofale te bisedimeve te fshehta te Miladinit shqipfoles, Zografit Bis dhe Baton Stanishqit!

Ketu me poshte keni artikullin e David Philips te publikuar ne Ballkan Insight me titull:

“Bisedimet sekrete janë tradhti për popullin e Kosovës”! sb.

(Kosova Sot Online)