“Shqipëria më e rëndësishme se Edi Rama dhe klani i tij kriminal”-Kryemadhi mesazh qytetarëve pak orë para protestës

  • 02 June 2019 - 12:55
“Shqipëria më e rëndësishme se Edi Rama dhe klani i tij kriminal”-Kryemadhi mesazh qytetarëve pak orë para protestës

Disa orë përpara protestës së shtatë kombëtare, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi lëshon një mesazh për qytetarët, duke kërkuar që të bashkohen në protestë pa dallim.

Sipas saj, ata që duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më i rëndësishëm se “Edi Rama dhe klani i tij kriminal!”

Reagimi i plotë i Kryemadhi:

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës! 

Sot është dita e qytetarëve.

Prandaj të gjithë bashkë,

pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar,

burra apo gra,

nga fshati apo nga qyteti,

nga Jugu a nga Veriu,

me apo pa parti,

të majtë apo të djathtë,

të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal! Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar!

(Kosova Sot Online)