Rrebeshe dhe jo vetëm, njihuni me parashikimin e motit për ditët në vijim

  • 02 June 2019 - 14:39
Rrebeshe dhe jo vetëm, njihuni me parashikimin e motit për ditët në vijim

Gjatë orëve në vijim pjesa më e madhe e vendit do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shoqëruara me reshje shiu. E njëjta situatë paraqitet edhe në ditët në vijim.

Parashikimi sipas Meteoalb:

MOTI: Në vijim pritet shi në të gjithë vendin ndërsa rrebeshe afatshkurtra në Qendër dhe Lindje deri në mbrëmje kur moti përmirësohet në Jug dhe Qendër ndërsa vijojnë reshje në Veri-Verilindje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Në veçanti, Juglindja e prekur nga termetet e dy ditëve, mbetet sot shi të dobët deri mesatar, situatë që vijon deri në mbrëmje kur moti përmirësohet gradualisht në këto zona.

E hëna mbetet me shi mesatar dhe lokalisht intensiv deri vonë pasdite kur shiu pakësohet ndjeshëm në vend. E marta vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme por me shira të përkohshëm vetëm në zona të izoluara Lindore. E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territor. NDERSA temperaturat janë ulur sot në mesditë, rënia vijon edhe të hënën por e marta rrit lehtë temperaturat në vend, më e ndjeshme gjatë mesditës. E mërkura dhe në vijim sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave; priten maksimume 30°C.

(Kosova Sot Online)