Alarmon Preteni: Ja pse rasti Pronto nuk do të përfundon kurrë!

  • 03 June 2019 - 07:45
Alarmon Preteni: Ja pse rasti Pronto nuk do të përfundon kurrë!

“Presioni i publikut kinse e detyroi prokurorinë që të hap rastin por kush është prokurori? A e ka fituar ai apo ajo ndonjë rast në gjykatë? A është dëshmuar në guxim dhe profesionalizëm, e unë them se jo. Pra , rasti filloi si çdo cirk tjetër, gabime procedurale në pa kufi”, thotë Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”

Zvarritja e pa fund, e shëtitja e rastit famoz dhe skandaloz të krimit të organizuar Pronto, në drejtësinë Kosovare, që akoma nuk po e merr një epilog përfundimtar, sipas analistëve politik dhe të së drejtës është tregues i qartë që flet se sa thellë është i kapur sistemi I drejtësisë nga mafia kriminale. Kjo është një arsye, sipas njohësve të këtij rasti, që edhe ambasadori Amerikan Philip Kosnet të reagoj së fundi lidhur me këtë rast duke pyetur se deri kur do të zgjasë rasti Pronto. Këtë reagim Ambasadori amerikan në Kosovë e bëri përmes profilit të tij zyrtar në Tvitter ku ka shkruar se sa i rëndësishëm është rasti gjyqësor, po shihet se procedurat ligjore që po zgjasin më shumë dhe ka pyetur se “Kur do të shohim një progres në rastin ‘Pronto“. Mirëpo pavarësisht këtij shqetësimi të z. Kosnet, askush nuk beson që Pronto do të përfundon duke ndëshkuar të implikuari në vepër penale.

Image

 


Njohësi i kësaj fushe,ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni, mendon se me të drejtë e ka hetuar lojën e gjyqësorit të Kosovës. me këtë rast ambasadori Amerikan, pasi që rasti Pronto po shkon në aso zhvillimesh manipulative sa që nuk ka shanse që të përfundon një aktgjykim të drejtë dhe vendim meritor kundër atyre që janë të përshirë në të, sepse bëhet fjalë për zyrtar të nivelit të lartë të politikës dhe institucioneve. “Ky rast nuk do të përfundon kurrë! Dëshmitë për këtë janë të shumta. Kush i publikoi incizimet? Pse i publikuan ato? Cila ishte lufta e brendshme brenda klanit Pronto? Cili medium i publikoi? Hetuesia e shfrytëzoi klientelën e vetë mediale për t`i publikuar disa pjesë të hetimeve edhe atë si dëshmi e luftës brenda Klanit. Telefonatat e disave u publikuan në tërësi e disave vetëm sa për sy e faqe”, tha Preteni për "Kosova Sot Online".

Sipas Pretenit, "publikimi i përgjimeve arriti një qëllim të vetëm, duke i spostuar disa nga zyrtarët brenda Klanit. Ai thotë se ka qenë vetëm një presin o madh publik që e detyroi prokurorinë të merret me këtë rast sa për sy e faqe ngase ndryshe epilogu është i përfunduar dhe nuk do të ketë adresim të veprës penale, nuk do të ndëshkohet askush për ato që fliten e që thuhen aty".

“Presioni i publikut kinse e detyroi prokurorinë që të hap rastin por kush është prokurori? A e ka fituar ai apo ajo ndonjë rast në gjykatë, a është dëshmuar në guxim dhe profesionalizëm, e unë them se jo. Pra , rasti filloi si çdo cirk tjetër, gabime procedurale në pa kufi. Tallje e avokateve me prokuroren, të gjithë të atakuarit të buzëqeshur e në diskonim sepse ata e dinë epilogun. Pak shpenzime për avokatet dhe kaq”, tha Preteni për Kosova Sot Online”.

Ndryshe, Preteni ka theksuar se stërzgjatjeve me shpenzim në kohë, talljeve me publikun, vjetërsimit të lëndëve, tani si dështim tjetër do t`i shtohet edhe rasti Pronto, pa asnjë reperkusion për “ prontistët”, sepse rasti ashtu është i lindur për të dështuar.

(Kosova Sot Online)