‘Trondit’ ish agjenti i SHIK-ut, përmend me emra: Ja për cilat vrasje duhet të përgjigjet...

  • 03 qershor 2019 - 15:10
‘Trondit’ ish agjenti i SHIK-ut, përmend me emra: Ja për cilat vrasje duhet të përgjigjet...

Ish kryeministri i Shqipërisë Salih Berisha, ka kohë që ka filluar një betejë të ashpër politike në distancë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke shkëmbyer me të akuza e kundër akuza të ndryshme. Mirëpo, së fundi Berisha ka shpërthyer me akuzat më serioze dhe më të rënda ndaj presidentit Hashim Thaçi duke thënë mes tjerash se janë hiq më pak se 200 vrasje të anëtarëve të LDK-së të periudhës së pas luftës, që po e mbajnë peng personalitetin dhe figurën e Hashim Thaçit.

Si kundër përgjigje, ish kryeministri Berisha ka marrë reagimin e Hashim Taçit i cili iu vërsul Salih Berishës duke akuzuar Berishën për vrasjen e Ali Ukajt, për të cilin është shkruar se dyshohet së prapa vrasjes qëndron vetë Thaçi, derisa ky i fundit arsyetohet se është arrestuar dhjetë orë para se të vritej Ali Ukaj te ura e Elbasanit në mënyrë brutale, definitivisht nga autoritetet e Sali Ramë Berishës.

Këto akuza dhe kundër akuza janë komentuar ekskluzivisht për “Kosova Sot Online” nga ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, i cli i jep plotësisht të drejtë për akuzat që bënë Salih Berisha në adresë të Thaçit.

Naim Miftari thotë se "ka ardhur koha që për të gjitha këto akuza të rrëfehet Hashim Thaçi nga “A” deri në “Zh” sepse ka plotë dyshime të bazuara dhe argumente që flasin se për disa vrasje politike ka qenë në dijeni të drejtpërdrejtë Hashim Thaçi dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve të ngushtë, se zbulimi i së vërtetës nuk mund të ndodhë pa rrëfimin e të gjithë atyre në krye me Hashim Thaçin".

“Akuzat janë të drejta, të drejtuar ndaj kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi nga kryeministri shqiptar Salih Berisha, ato janë shumë me vend dhe në kohën e duhur. Akuza me vend pasi realisht Hashim Thaçi sa ishte lider i UÇK dhe shtabit të Rognerit në Tiranë gjatë kohës së luftës mbanë shumë përgjegjësi, edhe për kohën e gjatë luftës por edhe për kohën e pas luftës, dhe pa u rrëfyer Hashim Thaçi për tradhtinë e tij dhe klanit të tij ndaj komandant Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e shumë komandantëve real të luftës nuk zbulohet e vërteta. Po ashtu pa u rrëfyer për vrasjen në gjumë të Alin Ukës, të Sadri Ramqes të zhdukur e të vrarë po ashtu në banesën ku cimer natën e fundit e kishte Hashim Thaçin, dhe Adem Grabovcin, pa u rrëfye Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për marrjen nga Kleçka të të burgosurve dhe vrasjen e Behajdin Hallaqit dhe Shaban Shalës të LPK-së, dhe pa zbardhjen e tradhtisë ndaj UÇK me marrëveshjen K/90 nuk mundë të zbardhet e vërtetë për vrasjet e kohës së luftës dhe të pas luftës”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, po ato tradhti vrastare të hershme të Hashim Thaçit kundër UCK-së dhe komandantëve të vërtetë të luftës, kanë vazhduar edhe pas luftës, madje vazhdojnë edhe sot në krye të institucionit më të lartë të shtetit që ka drejtuar Hashim Thaçi, si kryeministër dhe si president. “Prandaj them që pa zbardhjen e takimeve të fshehta me Vuçiçin në Romë të Italisë dhe rolin e Baton Haxhiut dhe planet për me ja dhënë veriun e Kosovës Serbisë ,dhe pa e shpjegua sidomos misioni sekret të UDB kundër UÇK dhe grupit të Adem Jasharit përmes Gani Thaçit, vëllait të presidentit Thaçi,dhe pa e shpjeguar presidenti si i vodhën parat e fondit të luftës Vendlindja Thërret nuk mund të zbulohet krejt e vërteta”, tha Miftari për “Kosova Sot Online". 

Sipas Miftarit, "Hashim Thaçi duhet të rrëfehet jo vetëm për vrasjet por edhe për dosjet që jua ka përgatitur me SHIK-un bashkëpunëtorëve të ngushtë, shokëve të luftës".

“Ai duhet të rrëfehet dhe duhet shpjegua shumë e shumë vrasje tjera politike e qindra dosje që ju ka thurur ish shokëve të vetë të UÇK si Haradinajt, Limës, Selimëve, Sylës (Sylejman Selimit) dhe Rexhës (Rexhep Selimit), për t`i arrestuar pastaj me ndihmën e të huajve. Prandaj për publikun Hashim Thaçi do të vazhdon të jetë vrasës dhe urdhërues i vrasjeve, tradhtar, hajn i fondeve të luftës, njeri që nxiti vëllavrasjen gjatë dhe pas luftës”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, "derisa nuk ndodh rrëfimi i plotë i Hashim Thaçit para organeve të drejtësisë, ai do të mbahet mend si njeri i lidhur ngushtë dhe njeri i kapur keq nga dosjet e tij dhe bashkëpunimi në punë të pista kundër interesit nacional shqiptar me shërbimet sekrete që kanë pretendime armiqësore ndaj shtetit tonë, ndaj shqiptarëve, pra edhe me shërbimet serbe dhe ato pro serbe".

(Kosova Sot Online)