Reagon analisti: Ja cili është mashtrimi i radhës!

  • 04 June 2019 - 13:08
Reagon analisti: Ja cili është mashtrimi i radhës!

Pasi i dështoi plani për ndarjen e Kosovës përmes shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi ka nisur të flas për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

E angazhimin e Thaçit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës pa u cenuar asnjë metër territor, analisti politik, Ragip Guraziu e sheh mashtrim dhe gënjeshtër, ashtu sikur zotimi i dikurshëm i Ramush Haradinajt për të mos i dhënë asnjë pëllëmbë toke Mali të Zi me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit.

Image
Ragip Guraziu

“Angazhimin Presidentit Hashim Thaçi nuk i dihet çka thotë, çka pretendon dhe çka garanton! Kjo i bie si kryeministri Ramush Haradinaj i cili deri sa ishte në opozitë, e pat quajtur Murat Mehen kriminel e i korruptuar, dhe pat deklaruar se "nuk e njoh kufirin me Malin e Zi’’...“Unë jam nga Gllogjani, Deçani një pjesë të territorit vet e kam në kufirin me Malin e Zi, edhe Juniku edhe Peja dhe me më thënë mua se nuk po hupim asnjë metër është pak e rëndë”. Por,ditë më parë Kryeministri Haradinaj nuk ka thanë fare që Çakorri është i Kosovës. Kjo po bie se kryeministri Haradinaj tani është në kundërshtim me ato se çfarë kishte thënë kohë më parë”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, të njëjtën metodë tani po e përdorë edhe Hashim Thaçi. 

“Pikërisht kështu po e përdor tani edhe Hashim Thaçi opsionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë vetëm si mbulesë mashtrimi për kundërshtarët e shkëmbimit të territoreve me Serbinë që sipas diplomatëve ndërkombëtar është një punë e kryer, pikërisht si e tha se fundmi edhe diplomati Volfgang Petritsch i cili ka thënë se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq kanë nënshkruar kompromisin që do të ndodhë në marrëveshjen mes dy vendeve, e që është shkëmbimi i territoreve, ndarja”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)