Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

  • 05 June 2019 - 07:54
Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Situata pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë gjatë këtyre dy ditëve në vijim, përpos që në fushat termike do të ketë rritje dhe reshjet do të jenë më të kufizuara

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius njofton Instituti Meteorologjik i Kosoves.

(Kosova Sot Online)