Haradinaj jep detaje të reja për vizitën në Berlin

  • 05 June 2019 - 11:28
Haradinaj jep detaje të reja për vizitën në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot do të udhëtoj për në Berlin ku edhe do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Përmes një shkrimi në Facebook, kryeministri ka shkruar se do të takohet përvec se me Merkel edhe me kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag si dhe do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” e në Lutjet e Mëngjesit në Berlin.

Sipas Haradinajt kjo vizitë ka për qëllim themelimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Image

 

(Kosova Sot Online)