Mundohen ta fshehin racizmin e Bërnabiq, vazhdon fushata e pakuptimtë e Beogradit me kartëmonedha

  • 05 June 2019 - 14:30
Mundohen ta fshehin racizmin e Bërnabiq, vazhdon fushata e pakuptimtë e Beogradit me kartëmonedha

Serbët kanë filluar një fushatë online kundër kosovarëve, duke përdorur kartmonedha të ndryshme. Këtë herë ata kanë provokuar duke shkruar edhe në një kartmonedhë 500 lekë të Shqipërisë, “Kosova është Serbi”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq ka provokuar së fundmi teksa ka shkruar në një kartmonedhë 100 dollarë “Kosova është Serbi”. Fotoja u bë virale në rrjet derisa ky provokim i tij është rrjedhojë e fushatës që ka nisur në rrjete sociale.

“Të nderuar shokë ne jemi duke e nisur fushatën më të madhe së fundmi, nën sloganin Kosova është Serbi. Shkruani Kosova është Serbi në një kartëmonedhë prej 5 eurove. Bëjeni një selfie  me këtë shkrim me #KosovaështëSerbi, shkruani vendin se nga vini dhe automatikisht ju mund të merrni kthim të parave nga secili person që ju shërben në Ëashtington, Berlin apo Paris. Këtë herë le të fitojmë me laps”, thuhet në njërën nga videot që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.

Lidhur me fushatën e serbëve kanë reaguar ashpër liderët në vend.

Image

 

(Kosova  Sot Online)