Ambasadori rus takon shefin e UNMIK-ut, kërkon ndëshkimin e Kosovës në OKB

  • 05 June 2019 - 15:45
Ambasadori rus takon shefin e UNMIK-ut, kërkon ndëshkimin e Kosovës në OKB

Ambasadori i Rusisë në Beograd është takuar sot me shefin e UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, me të cilin kanë biseduar rreth arrestimit të shtetasit rus, i cili u ndalua gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Cepurin ka thënë se po presin nga OKB-ja që të merren të gjitha masat për të hetuar arrestimin e shtetasit rus Mikhail Krasnoshchenkov.

“Ne mbështetemi tek OKB-ja në atë se do të marr të gjitha masat për të hetuar rastin e sulmit ndaj zyrtarit të UNMIK_ut, Mikhail Krasnoshchenkov”, ka shkruar Cepurin në llogarinë e tij në tëitter.

Sipas tij një gjë e tillë është parimore. “Nëse një lloj i tillë i dhunës kalon pa u ndëshkuar, ajo do të përsëritet Kriminelët duhet të dënohen”, ka shtuar ai, shkruan ‘novosti’.

Shtetasi rus, zyrtar i UNMIK-ut është ndaluar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se me makinën e tij po ndihmonte serbët në veri, që të krijonin barrikada për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës atje.

Ndërkohë MPJ dhe Qeveria e Kosovës kanë marrë vendim për ta shpallur shtetasin rus non grata. Haradinaj madje ka deklaruar se zyrtari rus që ka punuar për UNMIK-un, ka qenë edhe spiun.

(Kosova Sot Online)