A e dini sa ka pasuri Hashim Thaçi? Shikojeni çfarë ka deklaruar ai

  • 06 June 2019 - 11:24
A e dini sa ka pasuri Hashim Thaçi? Shikojeni çfarë ka deklaruar ai

Shtëpia e re po del t’i ketë kushtuar goxha shtrenjtë Presidentit të Kosovës. Shtëpia e re, Thaçit i ka kushtuar rreth 350 mijë euro, por ai ende është në pritje të një kredie për ta bërë pagesën.

Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka një tokë shtëpi që është në pronësi të përbashkët në vlerë prej 350 mijë euro, një shtëpi tjetër që e ka të trashëguar nga familja në vlerë prej 80 mijë euro, dhe një tokë bujqësorë të trashëguar poashtu nga familja që kap një kosto prej 180 mijë euro.

Veturë të veten nuk ka deklaruar, por vetëm të bashkëshortes. Vetura e zonjës së parë të vendit, Lumnie Thaçi kushton rreth 15 mijë euro, e të cilët ka deklaruar se e ka blerë me kursime.

Shuma e parave që ka të kursyera Presidenti po del të jetë e vogël. Derisa vitin e kaluar ai kishte në konto rreth 136 mijë euro, tani ai ka deklaruar se ka në bankë vetëm rreth 10 mijë euro. Këto para ai thotë t’I ketë shpenzuar në shtëpi e për shpenzime familjare.

“Nga shuma e deklaruar në vitin 2018 si para në llogari 136,688.81€ (njëqind e tridhjet e gjashtë mijë e gjashtëqind e tetëdhjet e tetë euro e tetëdhjetë e një cent), 113,000.00€ (njëqind e trembëdhjet mijë euro) janë investuar në shtëpin e kontraktuar. 15,600.00€ (pesëmbëdhjet mijë e gjashtëqind euro) janë shpenzuar për shpenzime familjare dhe 7,491.61€ (shtat mijë e katërqind e nëntdhjete e një euro) kanë mbetur në llogari”, thuhet në regjistrin e pasurisë. 

Bashkëshortja e Thaçit ka para të gatshme në bankë vetëm 1 mijë euro, derisa djali i tyre Endriti ka para të gatshme në bankë rreth 14 mijë euro. Ndërkohë, që Thaçi ka aplikuar sërish për kredi.

Të hyrat vjetore të Presidentit kapin një shifër rreth 40 mijë euro. Thaçi merr rreth 33 mijë euro pagë si President, dhe mbi 5 mijë të tjera si mëditje. Ndërkohë, bashkëshortja e tij merr rreth 20 mijë euro pagë nga Universiteti I Mitrovicës. 

(Kosova Sot Online)