Dëmet e luftës në Kosovë, tregon avokati i njohur: Ja si mund të paditet Serbia

  • 06 June 2019 - 14:04
Dëmet e luftës në Kosovë, tregon avokati i njohur: Ja si mund të paditet Serbia

Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” , është detyruar që të dorëzoj për herë të pestë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës të kryera nga shteti serb në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

E duke folur për “Kosova Sot Online”, avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi ka kritikuar institucionet e drejtësisë Kosovare, gjyqësorin, KGJK-në dhe MD-në, se si po tallen me qytetaret duke ua “hedhur poshtë si të palejuara” rreth 25 000 padi kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

Image


Avokat Gashi konsideron se gjykatat kosovare e kanë obligim dhe mundë të shqiptojnë aktgjykimet e veta, në mënyrë që pastaj shteti i Kosovës përmes mekanizmave ndërkombëtar të kërkojë që të detyrohet Serbia për të kompensuar ato dëme. Por ai thotë se kjo është pa përgjegjësi serioze e gjyqësorit dhe politikës kosovare që janë marr vesh pa lënë gjurmë që këto çështje të mos trajtohen.

“Është diskriminim dhe haptas padrejtësi që të gjitha paditë për dëme lufte të hidhen si të pa lejuara nga gjykatat tona. Këto padi janë plotësisht të drejta dhe do të duhej të pranohen nga gjykatat tona dhe pastaj të gjendet modusi ndërkombëtar që të realizohet dëmshpërblimi i dëmeve materiale”, tha Gashi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Avokat Gashit, nëse ndiqet kjo procedurë edhe dëmshpërblimet e luftës fare lehtë do të mundë të realizoheshin por ka një veprim të pa përgjegjshëm nga KGJ-ka që ka dhënë urdhër të refuzohen ato.

“Përndryshe të gjitha dëmshpërblimet mundë të realizohen pa asnjë problem juridik. Pse KGJK e ka nxjerr atë udhëzim obligativ që të mos pranohen paditë kundër Serbisë për dëme lufte besoj që duhet të përgjigjen ata”, tha avokat Gashi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)