Gjermania nuk do i paguajë Greqisë dëmshpërblime për Luftën e Dytë Botërore

  • 06 qershor 2019 - 17:22
Gjermania nuk do i paguajë Greqisë dëmshpërblime për Luftën e Dytë Botërore

Gjermania e cilësoi sot një çështje të mbyllur problemin e dëmshpërblimeve për luftërat botërore, një ditë pas kërkesës së Greqisë për hapjen e negociatave për këtë çështje që lidhet me qindra miliarda euro, sipas Athinës.

”Më shumë se 70 vite pas përfundimit të luftës dhe mbi 25 vite pas traktatit 4+2 (që organizon sovranitetin e Gjermanisë së ribashkuar), çështja e riparimeve është mbyllur si në rrugë ligjore dhe politike’’, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.

Qeveria greke i kërkoi zyrtarisht Berlinit hapjen e negociatave për mundësinë e dëmshpërblimeve për krimet e kryera nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, veçanërisht gjatë pushtimit nazist.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme konfirmoi sot se ka marrë një kërkesë nga Athina për këtë çështje, pa dhënë shumë detaje. 

Sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori i Greqisë në Berlin i paraqiti Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme një tekst në të cilin qeveria greke i kërkon palës gjermane nisjen e negociatave për të zgjidhur çështjen pezull të  dëmshpërblimeve të luftës që Greqia pretendon.

Në prill, parlamenti grek votoi një rezolutë që i kërkonte qeverisë së Athinës për të vepruar në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)