Macron në korrik në Beograd, realizon vizitën që e kishte shtyrë

  • 06 June 2019 - 17:45
Macron në korrik në Beograd, realizon vizitën që e kishte shtyrë

Në dhjetorin e vitit të kaluar, presidenti i Francës, Emanuel Macron, kishte paralajmëruar një vizitë dy ditore në Beograd, por që më pas ishte anuluar për shkak të zhvillimeve politike dhe protestave masive në Francë.

Megjithatë Macron këtë vizitë do ta realizojë gjatë muajit korrik të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar sot, ambasadori francez në Beograd, Federico Mandoloni.

“ Presidenti Makron do të vizitojë Beogradin në mes të korrikut, për konfirmuar raportet e mira politike, dhe për të shtyrë përpara raportet ekonomike ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Mandoloni.

Mandoloni këto deklarata i ka bërë teksa kanë filluar punimet për ndërtimin e ambasadës së re të Francës në Beograd.

“Raportet tona janë shumë dinamike, në të gjitha fushat, veçanërisht për ekonomi”, ka thënë Mandoloni.

Kjo vizitë e presidentit të Macron në Serbi, vjen edhe në kohën kur Franca dhe Gjermania po bëjnë përpjekje të mëdha për të rinisur bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

(Kosova Sot Online)