Kjo është pasuria e Daut Haradinajt

  • 06 June 2019 - 17:49
Kjo është pasuria e Daut Haradinajt

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar pasuri të përgjithshme në vlerë prej 473 mijë e 935 euro.

Haradinaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se është pronar i dy shtëpive: njëra në vlerë 200 mijë e tjetra 195 mijë euro. 

Vëllau i kryeministrit Haradinaj, thotë se ka në pronësi prej 10 mijë eurosh dhe para të gatshme 26 mijë euro.

(Kosova Sot Online)