Kështu do të jetë moti sot dhe nesër

  • 07 June 2019 - 07:55
Kështu do të jetë moti sot dhe nesër

Preferohet që nga ora 10:00-17:00 mos të jeni në kontakt direkt me diellin

nstituti Hidrometorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit, në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Të shtunën, në pjesën e dytë të ditës parashihet të ketë kushte për formim të vranësirave të dendura, të cilat do të mundësojnë që vende-vende të ketë reshje të izoluara shiu. Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.”, njofton IHMK.

Sipas parashikimeve, indeksi UV do të jetë i lartë dhe preferohet që nga ora 10:00-17:00 mos të jemi në kontakt direkt me diellin, sidomos personat që kanë sëmundje kronike, ose të bartin ombrella me ngjyrë të hapur dhe gjithashtu dhe rroba me ngjyrë të hapur.

“Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë, meqë ditëve të fundit kishim reshje të konsiderueshme. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.”, njofton më tutje Instituti Hidrometorologjik i Kosovës.

(Kosova Sot Online)