“Më tha se do më vrasi”, kunati i shkon në shtëpi i dehur, 17-vjeçarja merr thikën dhe e godet

  • 07 June 2019 - 12:59
“Më tha se do më vrasi”, kunati i shkon në shtëpi i dehur, 17-vjeçarja merr thikën dhe e godet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku pas një sherri në familje, ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa sipas “News24”, ka qenë një 17-vjeçare e cila ka plagosur me thikë vëllain e burrit, i cili kishte shkuar në shtëpinë e çiftit nënë efektin e alkoolit.

Në polici 17-vjeçarja ka thënë se i kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë dhe në konflikt e sipër ajo e ka qëlluar.

Ai është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren pasi është nënë e një foshnje.

(Kosova Sot Online)