Denoncon Qarri: Ja kush është në panik për dështimin e ndarjes së Kosovës!

  • 07 June 2019 - 15:08
Denoncon Qarri: Ja kush është në panik për dështimin e ndarjes së Kosovës!

“Dashamirët e njëmendtë të Kosovës anë e mbanë botës, jo vetëm se nuk kanë heshtur asnjëherë,por ka kohë që ata edhe janë hedhur publikisht kundër idesë së çmendur të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të saj, Serbisë, siç janë akorduar Thaçi dhe Vuçiq në takimet e tyre të fshehta, për të cilat kanë shkruar disa herë gazetat më prestigjioze botërore’, tha Qarri për “Kosova Sot Online”

Analisti politik Gani Qarri, deklarimin e ish diplomatit Frank Wisner kundër çdo ndryshimi të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si proces i dialogut në vazhdim. E ka parë si kundërshtim të hapur të politikës amerikane ndaj rrëshqitjes së madhe të Hashim Thaçit në politike me idenë e që ai dhe Vuqiq po e promovojnë për korrigjim kufijsh, ndarje.

Image

Pas këtyre reagimeve, Qarri thotë se presidenti do të duhej menjëherë të jep dorëheqje. “Pikë së pari, pas gjithë çmendurive të dëshmuara të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës, i cili kohët e fundit po vepron, sikur të jetë nën ndikimin e fortë të drogës, nuk e di se për çfarë arsye dhe në bazë të cilave ligje, ai guxon ende të mbahet në pozitën më të lart në pushtet. Dashamirët e njëmendtë të Kosovës anë e mbanë botës, jo vetëm se nuk kanë heshtur asnjëherë,por ka kohë që ata edhe janë hedhur publikisht kundër idesë së çmendur të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të saj, Serbisë, siç janë akorduar Thaçi dhe Vuçiq në takimet e tyre të fshehta, për të cilat kanë shkruar disa herë gazetat më prestigjioze botërore’, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti Qarri thotë se duhet marr seriozisht qëndrimin amerikan, kundër ndarjes së vendit tonë, për të cilin u deklarua edhe ish diplomati dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën, Frank Wisner i cili theksoi hapur se se ideja e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm që nuk është realiste, por çmenduritë e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës nuk kanë mbështetje të publikut dhe as të politikës në Kosovë as në botë.

“Për këtë arsye diplomati amerikan Wisner e këshillon kuislingun Thaçi se është më mirë dhe më e logjikshme që ne vend të negociatave politike të nivelit të lartë për statusin, palët të përqendrohen në çështjet themelore të progresit dhe zhvillimit ekonomik. Deklrata e z. Frank Wisner dëshmon edhe një herë më tepër se përfundimisht po bie në ujë pazari i pistë Thaçi-Vuçiq me UDB-ashët e tyre, pasi që pazaret e territoreve për qëllime personale të Hashim Thaçit nuk do te lejohen as nga vet SHBA-ja’, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, me kalimin e kohës po shihet se opsioni i ndarjes dhe fundi i karrierës së Hashim Thaçit po lëvizin së bashku drejtë përfundimit të turpshëm, ndonëse akoma këta të fundit paraqesin një rrezik që mund të befason në çdo moment sepse “tanimë kuislingut Hashim Thaçi nuk mund t`i ndihmoj as baroni i drogës në Shqipëri z. Edvin Kristaq Rama, por përderisa krye tradhtari i vendit Hashim Thaçi, vazhdon të mbetet në pushtet, rreziku për ndarjen e Kosovës, kurrë nuk do të pushojë as hiqet nga rendi i ditës”.

Analisti Qarri thotë se "nga paniku që e ka mbërthyer këtë kuisling të paprecedent, se do të dështojnë çmenduritë e tij për ndarjen e shtetit, faljen e veriut të vendit tonë-Serbisë dhe shuarjen e shtetësisë së brishtë të Kosovës edhe para samitit te Parisit, Thaçi dhe Vuçiq duket se po zhvillojnë takime sekrete larg syve të publikut, për të përgatitur një skenar të ri, me shpresën se në fund të fundit, ata do të arrijnë, që në një mënyrë apo tjetër ta imponojnë ndarjen e Kosovës, gjë që shpresojmë se me ndihmën e miqve ndërkombëtar dhe qytetarëve të vendit, kurrë nuk do të rezultojë e vërtetë”, tha Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)