Milionat e politikanëve kosovarë, vjen paralajmërimi i rëndë: Qëllimi është që...

  • 07 June 2019 - 16:03
Milionat e politikanëve kosovarë, vjen paralajmërimi i rëndë: Qëllimi është që...

Janë publikuar deklarimet e fundit të pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë të Kosovës, e ku bien në sy milionat e politikanëve kosovarë, në kohë kur shumë qytetarë po ikin nga vendi si pasojë e kushteve të rënda ekonomike.

E duke folur për “Kosova Sot Online”, ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsionit në Kosovë për dy mandatet e kaluara, Hasan Preteni, ka thënë se procesi i deklarimit të pasurisë po devalvohet dhe deformohet dita ditës, përkundër faktit që si obligim ligjor.

Image


“Sikur që ndodhi dhe u komentuan edhe këpucët që kushtojnë hiq me pak se 1000 euro, me të cilat u fotografua Presidenti Hashim Thaçi. Kjo është edhe një fakt shtesë që tregon se këta pushtetar,pa dallim, janë bërë miliarderë në kurriz të popullit dhe pasuria e tyre nuk dihet si ka ardhur, nuk hetohet dhe verifikohet”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.Preteni thotë se deklarimet e pasurisë së pushtetarëve të mëdhenj në Kosovë, janë tepër qesharake, ku ata tallen me shifrat që i publikojnë.

Sipas tij, degradimi i këtij obligimi ligjor ka 6 vite që është duke ndodhur, me tentativë të mbylljes së plotë të këtyre deklarimeve për qasje nga opinioni publik.

“Deklarimi i pasurisë si obligim ligjore ishte një pozitivitet i kohës, ishte mirë kur u vendos që deklarimet të bëhen publike. Por qe 6 vite nuk ka pasur asnjë lëvizje në drejtim të avancimit në këtë drejtim. Është një aktivitet që nuk po ka interesim më gjatë se një jave. Nuk po respektohen afatet e deklarimit, nuk po respektohet afati i publikimit dhe së fundi janë disa përpjekje që edhe të mbyllet prapë, është përpjekje që të mos publikohen paratë e gatshme”, deklaroi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai thotë se ideja e deklarimit të pasurisë dhe publikimi i të dhënave ka ardhur si kërkesë e faktorit ndërkombëtar por me kalimin e kohës gjithçka në këtë proces është duke e humbur kuptimin dhe rëndësinë që është menduar ta ketë.

“Deklarimi i pasurisë ishte, si zakonisht kërkesë ndërkombëtare, dhe si zakonisht kur çështjet varen nga vendorët menjëherë devalvon deri në banalitet. Penalizimi i mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm ishte koftra produktiv gjithashtu. Një rast i vitit 2016 e nisi dhe mori epilogun pas tri viteve! Definitivisht, deklarimi i pasurisë duhet të vazhdoj të jetë obligim ligjor, publikimi gjithsesi por ndryshimi që duhet të ndodhë atëherë është tek vërtetësia e prejardhjes së pasurisë. Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet. Të gjitha përpjekjet tjera janë me qëllim të devalvimit dhe banalizimit si çdo pozitiviteti tjetër”, tha Preteni për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)