Zviceranët i “duan trenat e natës” për të udhëtuar në qytete evropiane

  • 07 qershor 2019 - 18:59
Zviceranët i “duan trenat e natës” për të udhëtuar në qytete evropiane

Sondazhi është bërë nga Shoqata Zvicerane për Transport dhe Mjedis me 1,209 njerëz, duke i pyetur rreth zakoneve të tyre të udhëtimit.

Nga këta, 62% thanë se ishin të interesuar në udhëtimet ndërkombëtare të trenave të natës (51% thanë po, 11% më tepër po sesa jo). Vetëm një e katërta e të anketuarve nuk do ta përdorin këtë mënyrë transporti, shkruan “Swissinfo.ch”.

Kur bëhet fjalë për destinacionet e preferuara, 60% do të dëshironin trenat e natës në Gjermani, 48% në Itali, 41% në Austri, 37% në Francë dhe 21% në Spanjë.

Tani shërbimet e natës nga Cyrihu në destinacionet evropiane si Vjena, Hamburgu apo Berlini drejtohen nga Hekurudha Federale Austriake ÖBB.

Në fund të majit, Hekurudha Federale Zvicerane nënvizoi potencialisht drejtimin e shërbimeve gjatë natës në të ardhmen.

Megjithatë, u paralajmërua se kjo nuk ka gjasa të ndodhë shpejt, pasi blerja e stoqeve të reja të linjës pritet të marrë të paktën dy ose tre vjet.

(Kosova Sot Online)