36 vjeçari hidhet nga kati i dytë i ndërtesës

  • 07 qershor 2019 - 19:18
36 vjeçari hidhet nga kati i dytë i ndërtesës

Një person është hedhur nga një ndërtesë në Tiranë.

Sipas policisë në gjendje depresioni 36 vjeçari është hedhur nga kati i dytë i pallatit.

Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën. 

“Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re, shtetasja S. M., 36 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 2 i pallatit dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.