FSK jep detaje se si e gjeti trupin e pajetë në Lumbardh

  • 07 June 2019 - 19:25
FSK jep detaje se si e gjeti trupin e pajetë në Lumbardh

Njësitë e FSK-së për kërkim shpëtim në ujëra, sot kanë gjetur trupin e pajetë të 76 vjeçarit B.U. Trupi i viktimës është gjetur në ujërat lumit Lumbardh, pranë fshatit Grabanicë të Klinës.

“Ushtarakët e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të FSK-së, pas një operacioni të gjerë kërkimi në lumin Lumbardh, lokacioni Grabanicë, nga ora 13:30 deri në orën 16:00, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klines.

Trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

(Kosova Sot Online)