Refuzohet “reforma” në arsim e Qëndron Kastratit -prindërit kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë

  • 08 June 2019 - 23:42
Refuzohet “reforma” në arsim e Qëndron Kastratit -prindërit kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë

 

Kryetari i Këshillit të Prindërve në Kamenicë, Ilir Berisha, ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook, tha se KPA është takuar me kryetarin e komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, por që sipas tyre nuk janë të kënaqur me reformën e cila parashikon mbylljen e shkollave në këtë komunë.

Ai tha se gjatë takimit me kryetarin e komunës dhe drejtorët e tjerë, kanë dëgjuar me vëmendje argumentet, por se sipas tyre nuk kanë arritur pajtueshmëri.

“Anëtarët e kryesisë së Këshillit të Prindërve për Arsim (KPA) për komunën e Kamenicës me këtë rast kanë paraqitur vërejtjet dhe mospajtimet me këtë reformë. Në këtë takim kemi përcjellur mesazhin e prindërve të komunës sonë lidhur me këtë reformë duke paraqitur mospajtimin tonë.” Shkroi Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Ai gjithashtu shtoi se kjo reformë “nuk garanton cilësi”.

Ai shtoi prindërit janë të shqetësuar, për shkak se gjatë hartimit të reformës, janë anashkaluar prindërit dhe akterët e tjerë, e që nga kjo reformë ndikim do të ketë edhe ekonomia lokale.

“Përpos tjerave ne jemi të shqetësuar që gjatë përgatitjes së kësaj reforme, prindërit dhe akterët tjerë janë anashkaluar dhe synimet që dalin nga kjo reformë nuk përkojnë me specifikat dhe nivelin e zhvillimit ekonomik të komunës sonë” shkroi ai.

Ai më pas siguroi të gjithë prindërit se prioritet i tyre është mbrojtja e interesave të fëmijëve.

(Kosova Sot Online)