‘Pema e miqësisë’ së Macronit dhe Trumpit, ka vdekur

  • 10 June 2019 - 11:18
‘Pema e miqësisë’ së Macronit dhe Trumpit, ka vdekur

Pema që ishte si një dhuratë e miqësisë nga presidenti francez, Emmanuel Macron për atë amerikan, Donald Trump, ka vdekur.

Macron ia dhuroi këtë pemë presidentit Donald Trump, dhe ata të dy e mbollën në oborrin e shtëpisë së bardhë dhe u postuan shumë fotografi të gjatë procesit së mbjelljes.

Pema ishte nga Pylli Belleau, i cili ndodhet në pjesën veriore të Francës, aty ku 2000 amerikanë vdiqën në vitin 1918, afër përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Macron, në atë kohë, pati thënë se kjo pemë do t’ua kujtojë amerikanëve për lidhjen mes dy kombeve, raporton Sky News.

Por menjëherë pas mbjelljes, pema u largua nga aty dhe u dërgua në karantinë.

Por tani, sipas burimeve diplomatike të AFP, pema ka vdekur aty.

Vdekja e pemës, erdhi pas muajsh të tensionimit të marrëdhënieve mes dy presidentëve.

Të dy së bashku u shfaqën për herë të fundit në përvjetorin e 75 të Ditës D, e cila shënon zbarkimin e forcave amerikane dhe britanike në Evropë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(Kosova Sot Online)