Avdullah Hoti kritikon qeverinë për shpenzime pa nevojë të buxhetit

  • 10 June 2019 - 11:23
Avdullah Hoti kritikon qeverinë për shpenzime pa nevojë të buxhetit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë për abuzim me rezervën shtetërore.

Hoti përmes faqes së tij zyrtare në Facebook ka shkruar se Qeveria PAN ka ndarë 95 mijë euro për të kompenzuar zyrtarët për një punë për të cilën ata e marin pagën e rregullt. 

“Nëse këta zyrtarë, në kryerjen e detyrave që ju ka ngarkuar Qeveria me vendimin nr.10/98 të 18 prillit 2019, do të punonin më shumë se 40 orë në javë, atëherë vlejnë rregulloret për kompenzim të orëve mbi normë. 
Çdo qasje tjetër lidhur me këtë çështje paraqet shkelje ligjore, të cilën auditori i brendshëm dhe auditori i përgjithshëm duhet ta evidentojnë”, është shprehur Hoti.

]

Image

(Kosova Sot Online)