'SHBA-të presin një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit nga takimi i Parisit'

  • 10 June 2019 - 14:22
'SHBA-të presin një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit nga takimi i Parisit'

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan, Matthew Palmer sot pas takimit me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq,  ju drejtua mediave  ku tha se taksa e vendosur nga Prishtina duhet të suspendohet dhe të ipet mundësi dialogut.

"Shohim se taksa është pengesë e tij. Duam që ajo të hiqet dhe në këtë mënyrë të dyja palët t'i kthehen tryezës së bisedimeve", tha Palmer, duke folur për tarifën 100% që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Ai nuk la pa folur edhe për ndërhyrjen e NATO-së, 20 vite më parë, sipas mediave serbe, Palmer deklaroi se duhet të shikojmë nga e ardhmja e të lëjmë mbrapa të kaluarën. Ai shprehi keqardhje për jetërat e humbura gjatë ndërhyrjes.

Por, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Palmer foli edhe për takimin e Parisit, me çka ai pret marrëveshje nga ky samit.

Ai shprehu besimin se takimi në Paris mes Kosovës dhe Serbisë në korrik, do të jetë konstruktive dhe do të "sjellë Beogradin dhe Prishtinën të marrëveshjes, e cila do të sjellë normalizimin e marrëdhënieve”.

Më tutje, Palmer u pyet nëse SHBA-të do të përfshihen në dialog, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i arritjes së një zgjedhje përfundimtare mes këtyre dy vendeve. Ai tha se Uashingtoni e mbështet plotësisht atë që bëjnë partnerët evropianë për zgjidhjen e problemit mes Kosovës e Serbisë.

(Kosova Sot Online)