Haxha tregon se sa familjarë ka punësuar në Telekom dhe kush e shantazhoi

  • 10 June 2019 - 14:29
Haxha tregon se sa familjarë ka punësuar në Telekom dhe kush e shantazhoi

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha ka thënë se ka intervenuar për punësime në Telekom vetëm në disa raste të caktuara.

“Ka qenë hera e parë që janë punësu njerëz që nuk kanë pas bukë me hongër. Unë i kam punësu tre veta. Njeriun që më ka ndihmu me luftu sim to sim-in e kam punësu automatikisht. Një nanë të Gjakovës, që iu është vrarë familja, Ferdonie Qerkezit, e ka sjellë një gru për me u punësu, i kam pyet burimet njerëzore edhe e kam punësu. E kam punësu një një nanë të Drenicës që iu kanë vrarë katër vëllezër”, tha ai.

Haxha ka shtuar se edhe ish-kryetari i Vushtrrisë i ka kërkuar punesimin e 3 persona në të kundërtën nuk do ta vlerësonte si dëshmor vëllain e tij, Bahri Haxhën.

“Dy persona mi ka dërgu Bajram Mulaku dhe ka ardhë në zyrë e me ka thirr më ka thënë se nëse nuk i puneson keta dy persona do të them që vellai yt, Bahri Haxha nuk ka qenë dëshmor, këta persona nuk janë punësu por ka pas plotë të punësuar tjerë nga Vushtrria”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)