Dalin pamjet e rënda të aksidentit! Francezi i dehur përplas 4 kalimtarë shqiptarë

  • 10 June 2019 - 18:35
Dalin pamjet e rënda të aksidentit! Francezi i dehur përplas 4 kalimtarë shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, si pasojë e drejtimit të makinës në gjendje të dehur nga ana e një shtetasi francez.

Ky i fundit, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me mjetet përbri rrugës së Kavajës, duke plagosur 4 kalimtarë.

JOQ ka publikuar një video të shkurtër, ku shihet një burrë rreth të 50-tave (shqiptari), i shtrirë në tokë. Një tjetër qytetar po tenton t’i japë ndihmën e parë duke i hedhur ujë në fytyrë ndërsa në sfond shihet një makinë e shkatërruar në pjesën e pasme.

Policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht për aksidentin, i cili mësohet se ka ndodhur në afërsi të rrugës së Kavajës, shumë pranë qendrës së kryeqytetit.

Image

(Kosova Sot Online)