Shitësit e marketit në Prizren rrihen me nxënës e arsimtarë nga Vushtrria, Policia jep detaje

  • 10 June 2019 - 19:15
Shitësit e marketit në Prizren rrihen me nxënës e arsimtarë nga Vushtrria, Policia jep detaje

Sot rreth ores 15:30 policia ka pranuar një informacion për një përleshje në përiferi të qytetit të Prizrenit. Në këtë përleshje janë përfshirë nxënës e arsimtarë nga Vushtrria dhe pronarët e një marketi. Ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 5 qytetarë.

Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur në periferi të qytetit të Prizrenit, konkretisht në fshatin Landovicë rreth orës 15:30” ka konfirmuar Gashi.

“Në përleshje janë përfshirë nxënës, arsimtarë dhe pronarët e marketit Laja në Landovicë. Gjithçka ka filluar kur një nxënës ende pa paguar produktin e kishte hapur atë, me çrast kanë reaguar pronarët e marketit dhe në ndihmë të nxënësit kanë dalë arsimtarët përgjegjës. Pas përleshjes 5 nga këta persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.  Sipas raportimit të mjekut, lëndimet janë të lehta. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet, rasti do të shkon me procedurë të rregullt.” ka thënë Gashi.

Të lënduarit ende janë duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

(Kosova Sot Online)