Në Mali vriten 95 persona të një fshati

  • 11 June 2019 - 10:50
Në Mali vriten 95 persona të një fshati

Të paktën 95 persona janë vrarë në fshatin Dogon, në pjesën qendrore të Malit, thonë zyrtarët lokalë dhe qeveritarë. Sulmuesit besohet se janë pjesë e fisit Fulani.

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, gjatë një takimi me shtetasit e Malit në Zvicër, e dënoi sulmin dhe vrasjet, raporton Euronews.

“Në këtë moment ne mendojmë për ata të cilët kanë rënë nga plumbat vrastarë, padrejtësia dhe qyqarllëku në fshatin Dogon” tha ai.

Dhuna mes fiseve Fulani dhe Dogon ka dërguar në vrasjen e qindra banorëve që nga janari. Në një sulm në gjatë muajit mars, një i armatosur vrau më shumë se 150 anëtarë të fisit Fulani – duke shënuar kështu sulmin më të përgjakshëm në historinë e Malit.

Paqeruajtësit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhënë ndihmë ajrore për qeverinë e Malit, në mënyrë që t’i parandalojnë sulmet, tha zëdhënësi i OKB-së, Eri Kaneko.

Sulmi is ë dielës mbrëma, cilësohet si sulm hakmarrës ndaj atij që ka ndodhur gjatë muajit mars.

(Kosova Sot Online)