Kjo është kisha e ‘eshtrave’, e ndërtuar nga skelete njerëzish

  • 11 June 2019 - 12:35
Kjo është kisha e ‘eshtrave’, e ndërtuar nga skelete njerëzish

Në zemër të fshatit çek, ‘Kutna Hora’ është vendi ku strehohen disa prej arkitekturave më të bukura në të gjithë Boheminë.

Pozicionuar rreth 70 kilometra në lindje të Pragës, ky qytet mesjetar konkurroi në mënyrë politike, ekonomike dhe kulturore me kryeqytetin gjatë shekujve 13 deri në 16, falë përqëndrimit të mineralit të argjendit në këtë vend.

Sot, megjithatë, ‘Kutna Hora’ shfaq një vizion më të qetë, por mbresëlënës të kulturës dhe traditës Çeke.

Në mes të ndërtesave të saj të stilit barok dhe kishave mesjetare, qëndron një atraksion që nuk është aspak i përshtatshëm nëse jeni një person paksa i ngrysur.

Poshtë një shkalle të vogël, në dhomën më të ulët të kësaj kishe katolike, shtrihet ‘Ossuary Sedlec’, i cili zbukurohet me rreth 40,000 skelete njerëzore.

E quajtur ‘Kisha e Eshtrave’, historia që qëndron pas kësaj tërheqjeje të errët fillon në vitin 1278, kur Mbreti i Bohemisë dërgoi abatin e Manastirit të Kisterkitës Sedlec në Jeruzalem.

Ai thuhet se është kthyer me një kavanoz toke nga Golgotha, vendi ku thuhet se ka ndodhur kryqëzimi i Jezu Krishtit.

Kur lajmi i “Tokës së Shenjtë” u bë publike, njerëz nga e gjithë rajoni filluan të kërkonin të varroseshin atje. 

Kockat që aktualisht ‘prehen’ në Sedlec Ossuary janë zhvarrosur nga ky vend në shekullin e 15-të për të bërë hapësirë për zgjerimin e qytetit, si dhe varrime të reja.

Në vitin 1870, një druvar me emrin Frantisek Rint u emërua me detyrën për organizimin e kocakve dhe skeleteve. Rezultati është jashtëzakonisht tronditës sepse ai krijoi ndërtime të ndryshme me to.

Kjo kapelë nëntokësore përmban një llambadar të bërë tërësisht nga kockat, si dhe kurora me kafkat e njerëzve.

Në të majtën e llambadarit, ulet një stemë e formuar nga eshtrat e Schwarzenbergs, një familje aristokratike çeke që dikur jetonte mbi qytet. 

(Kosova Sot Online)