Akuza të rënda për Kuvendin e Kosovës: Është një skandal i madh

  • 11 June 2019 - 15:20
Akuza të rënda për Kuvendin e Kosovës: Është një skandal i madh

Dështimi i plotë i Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë, ku deri më tani për pesë muaj ka mbajtur vetëm 11 seanca, sipas analistit Bislim Aliut, kjo legjislaturë parlamentare po dëshmon se është ndër më të dobëtat që kemi pasur për këto dy dekada pas luftës.

Ai kërkon nga subjektet politike që në të ardhmen të jenë më të kujdesshme, fillimisht në bërjen e listave kandiduese për deputetë, por edhe në fazën pas zgjedhore për ndërtimin e koalicioneve të reja. Sipas Aliut, koalicionet qeverisëse duhet të mos jenë koalicione të zhvatjes së qytetarit të lidhura me rrjete kriminale, gjë që ka bërë që Kosova të ketë parlament jo funksional që vetëm shpenzon kotë buxhetin e shtetit.

Image

“Me të vërtetë është skandaloz ky legjislacion i Kuvendit, përderisa gjysh nga fillimi i këtij viti, ka arritur t'i mbaj vetëm 5 seanca të rregullta. Edhe pse jemi në vapën verore, deputetët e këtij legjislacioni i gjashtë, kanë rënë në gjumë të thellë”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

 

 

Sipas Aliut, pozita edhe opozita kanë rënë në gjumë të thellë thuajse fare nuk ekzistojnë, ku secila palë shikon interesin e vetë dhe kështu nuk janë në funksion të besimit të dhënë nga qytetarët.

“Prandaj këtu mendoj se përgjegjësinë më serioze e ka opozita, pse opozita, nuk kërkon që të hapen debate të nxehta në parlament, për tema jetike e të nxehta, siç janë dëmet qindra milionëshe, që iu kanë bërë për shumë vite qytetarëve nga tenderomania, ose mbi pesëqind milionëshe euro, për çdo vit, që pasuroi padrejtësisht mafio-politikanët dhe korporatat e tyre mafioze e kriminale, nga zhvatja e kundërligjshme e aseteve të shteti dhe buxhetit të shtetit, përmes mafio-bizneseve, tanimë të kriminalizuara, të lidhura me pozitën dhe opozitën e tej i inkriminuar, në krim të organizuar.

Kuvendi do të duhej të debatonte dhe të vepronte edhe kundër monopoleve e inkriminuara që drejtohen nga mafio- bizneset e lidhura me politikën e inkriminuar, do të duhej të debatonte dhe të zbulonte se si po ndodhë shitja korruptive-kriminale e monopoleve, e deri tek lejet e ndërtimit, përmes kompanive dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, përfundoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)