Kërcënimet në PTK, ja kush e kërkon burgosjen e Devollëve

  • 12 June 2019 - 07:42
Kërcënimet në PTK, ja kush e kërkon burgosjen e Devollëve

Raportimi i ish kreut të PTK-së, Shyqyri Haxha në Komisionin hetimor të Kuvendit të Kosovës, sipas analistëve politike zbardhi edhe njëherë nivelin e thellë të krimit dhe korrupsionit që është instaluar nga politika, e cila si vegël po i përdorë Devollët për ta shkatërruar dhe falimentuar PTK-në.

Analistët politikë kërkojnë që pas raportimit në komision nga Haxha, prokuroria e shtetit ka akoma më shumë argumente para vetes për të vepruar dhe arrestuar përgjegjësit kryesor të kompanisë Devolli për shkak të shkatërrimit të PTK-se përmes Z-mobile. Por sipas analistëve, ajo nuk po vepron sepse është e ndikuar nga krimi dhe politika.

Image

“E kam shpjeguar se sistem gjyqësor në Kosovë nuk ka, ajo është vetëm në letër dhe se ndikohet politikisht nga krye mafiozët, krye banditët e majave të shtetit. Si mundë ti thuash se ka sistem gjyqësor këtij sistemi të kalbur kur nuk respektohet Kushtetuta e vendit për të cilët kanë dhënë betimin, si mund ti thuash këtij sistemi gjyqësor tërësisht të kalbur, se dihet se peshku kalbet nga koka, kur nuk respektohet ligji dhe se ligji nuk vlen për të gjithë qytetarët dhe nuk janë të barabartë”, tha për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Reshat Badallaj.

Sipas tij, rrëfimi i Shyqyri Haxhës në komision e zhveshi akoma më shumë, siç thotë ai bandën kriminale Devolli e cila sipas tij ka mbështetje politike dhe po shkatërron gjithçka para vetes,sikur që është gati për ta shkatërruar edhe Telekomin e Kosovës.

Prandaj për të dëshmuar se ka sado pak drejtësi, Badallaj thotë është koha që të veprohet tani dhe të mos turpërohet shteti para gjithë botës.

“Del njeriu publikisht e thotë se kërcënohet me vdekje, del tjetri thotë se kjo kontratë është kriminale, e kam fjalën për ekspertët e kësaj fushe dhe prapë heshtet dhe as që qajnë trapin dhe të merr guximin dikush e të thotë se ka prokurori ose sistem gjyqësor. Përse more tallen dhe ofendojnë kështu popullin, përse gënjejnë këta të pa fryrë e zuzarë shkuar zuzarëve. Unë mendoj që sa më parë duhet vepruar për të prishur kontrata kriminale sepse kanë qëllim jo vetëm shkatërrimin e këtij dikasteri gjigantë, por kanë synim edhe shkatërrimin e ekonomisë së Kosovë nga bandat që i paguan Serbia. Unë ju them të veprojnë së na benë horë para popullit, para botës së qytetëruar dhe para Zotit dhe të burgosen kokat e krimit. Dora e shtetit duhet vepruat, përndryshe si mund t´i thuash se ka shtet”, përfundoi analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)