Zbulohet mashtrimi i madh i Haradinajt: Ja çfarë do të ndodhë me Çakorrin e Kullën e Zhlebit

  • 12 June 2019 - 07:55
Zbulohet mashtrimi i madh i Haradinajt: Ja çfarë do të ndodhë me Çakorrin e Kullën e Zhlebit

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e vijës në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, tani më ka hyrë në vitin e dytë dhe përkundër faktit që në atë kohë ishte premtuar rishikimi i vijëz kufitare, deri më sot nuk është ndërmarr asnjë veprim i vetëm.

E kur institucionet e Kosovës, Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi e kanë harruar problemin e Kullës dhe të Çakorrit, sipas njohësve politikë, përfundimisht po e zbulon koha se premtimi për rishikimin e vijës kufitare ishte një mashtrim dhe asgjë më tepër.

Image

“Linja apo kufiri administrativ ndërmjet Kosovës e Malit te Zi përgjatë Cakorrit deri në Kullë të Zhlebit ,ka qenë e delimituar - caktuar në vitet 1945-6 dhe si i tillë ekziston në të gjitha hartat shkollore, shkencore, ushtarake, tekstet shkencore siç janë edhe enciklopeditë e studime të publikuara, prandaj me kohë është dashur që ai kufi të mbrohet, ka qenë dashtë të demarkohej - shënjohej e jo të ri delimitohej – ri caktohej madje kurrsesi jo vetëm sipas kadastrit të Kosovës por jo edhe të Malit te Zi.. Nga Cakorri në drejtim të Malit të Zi me mia hektarë janë të pa mbuluar me elaborate kadastrale. Atëherë, së pakut, pse nuk ka qenë ri caktuar kufiri sipas kadastrit malazez por vetëm të këtij kosovar”, tha profesori Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Kosovës i janë tjetërsuar arbitrarisht hiq më pak se 8300 hektarë toka.

“Edhe me rezolutën nr. 21- 1784 të datës 29 qershor 2015 nga ish Komisioni për Kufirin ka qenë kërkuar shprehimisht për të bërë demarkimin - shënjimin pra jo ri delimitimin - ricaktimin e linjës administrative ekzistuese e cila nuk ka qenë përfillur as nga ish Komisioni për Kufirin, ish Qeveria as nga legjislatura aktuale ,ashtu që, ironikisht, nga vendi ynë, me aktin e ratifikimit të marrëveshjes në fjalë, kanë qenë tjetërsuar arbitrarisht hiq më pak se 8300 hektarë toka”, deklaroi Smaka për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai thote se edhe pse disa ditë para ratifikimit të asaj Marrëveshjeje, ka qenë nënshkruar një deklaratë e presidentëve të Kosovës e Malit të Zi, ajo nuk e obligon asnjërën parë për ta zbatuar atë.

“Është nënshkruar ndryshe e pa asnjë farë karakterit detyrimor nga se nuk është akt juridik, e cila kërkon që, pas ratifikimit të Marrëveshjes në fjalë, të behet demarkimi - shënjimi i kufirit kosovar - malazez sipas linjës kufitare të re , të gabuar, të dëmshme pra jo përgjatë Çakorrit e Kullës por përbrenda territorit kosovar për 8300 hektar!Tani, Marrëveshja në fjalë është e ratifikuar e për të janë këmbyer instrumentet diplomatike e cila bilateralisht kërkon demarkacion të linjës kufitare të redilimituar – ri caktuar dhe, me të, dëmtimin e integritetit territorial të vendit tonë për një sipërfaqe të konsideruar”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nuk ka asnjë mundësi që marrëveshja të ndryshohet dhe kufiri Kosovë-Mali i Zi të rikthehet në Çakorr dhe Kullë të Zhlebit.

“Ajo marrëveshje praktikisht është e pa ndryshueshme e këtë fakt e kanë theksuar disa herë edhe përfaqësues shtetërorë të Malit te Zi ,e cila, eventualisht do të mundë të rishikohej, por vetëm në saje të akordimeve bileterale kosovare - malazeze e cila virtuelisht është, mjerisht, e pamundur dhe e pa pritshme! Është ironi sarkastike përkitazi me emërtimin nga titullarët shtetërore e politik të marrëveshjes në fjale si "Marrëveshje për Demarkacion..." e cila sikundër u tha e është Marrëveshje për Ridelimitacion apo për ri përcaktim të gabuar e të dëmshëm të kufirit kosovaro -malazez”, ka pohuar prof. Smaka për “Kosova Sot Online”.

”Kjo marrëveshje për Ridelimitacion Kadastral të dëmshëm është edhe një akt politik - juridik i gabuar, për të cilën ,ndër të tjera, ka nevojë e vend që Prokuroria e Shtetit tonë nga neni 109 i Kushtetutës të vepronte pa hezitime kundër secilit individ që ka pas kontribuuar për ratifikimin e saj”, përfundoi prof Smaka për ”Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)