Pako e dyshimtë afër një stacioni policor në Suedi, policia në gjendje emergjente

  • 12 June 2019 - 12:14
Pako e dyshimtë afër një stacioni policor në Suedi, policia në gjendje emergjente

Policia e Suedisë njoftoi se në zonën përreth stacionit policor në qytetin Linkoping është gjetur një pako e dyshimtë. Disa ditë më parë një shpërthim ndodhi në njërën nga rrugët e qytetit duke plagosur 20 persona.

Policia tha se njësitet speciale kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe tash për tash nuk ka sinjale për një lidhje ndërmjet dy incidenteve. Në vitet e fundit kanë ndodhur disa raste të ngjashme kur grupet e e dyshuara të gangsterëve kanë përdorur mjete shpërthyese.

Policia po heton nëse shpërthimi që ndodhi të premtën në këtë qytet ka ndonjë lidhje me këto grupe.

(Kosova Sot Online)