Grupi i Kumanovës ngre në këmbë forcat e sigurisë së Maqedonisë

  • 12 June 2019 - 13:05
Grupi i Kumanovës ngre në këmbë forcat e sigurisë së Maqedonisë

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, paraqesin rrezik të lartë për shtetin e Maqedonisë së Veriut. Kjo mund të shihet edhe në pamjet e Klan Maqedoni, të cilët kanë siguruar se si bëhet transferimi i tyre në burgun e Idrizovës,

Ministria e Punëve të Brendshme nën masa të rrepta të sigurisë, duke përfshirë disa njësite speciale, helikopterë dhe policë në uniformë, bën transferimin e tyre në burgun e Idrizovës.

Sipas medieve në Maqedoni, aksioni për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në burg është mbajtur në fshehtësi dhe është përgatitur nga një grup më i vogël i njerëzve.

 
#GRUPIIKUMANOVËS E QON NË KËMBË MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME

#GRUPIIKUMANOVËS E ÇON NË KËMBË MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME #ë ë ë ë ë ë ë ë ë

Posted by Klan Macedonia Television on Wednesday, June 12, 2019

(Kosova Sot Online)