O’Connell në takime lamtumirëse, përshendetet me Limajn
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, më të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend.
Limaj e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin e tij të deritashëm në funksion të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Kryetari i Nismës, me rastin e 20-vjetorit të lirisë së Kosovës, ambasadorit britanik i ka shprehur edhe njëherë mirënjohje për ndihmën e pakursyer që populli britanik dhe Qeveria e këtij vendi ka dhënë për lirinë e Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit.
“Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Shënimi i plotë i Limajt:
Si gjithnjë kënaqësi ta takoja ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vend.
Ambasadorin O’Connell e falënderova për angazhimin e tij të deritanishëm në thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Po ashtu me rastin e 20-vjetorit të lirisë së Kosovës, ambasadorit i shpreha edhe njëherë mirënjohje për ndihmën e pakursyer që populli britanik dhe Qeveria Britanike ka dhënë për lirinë e Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit.
Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe.
(Kosova Sot Online)