Boris Johnson fiton raundin e parë të zgjedhjeve partiake

  • 13 June 2019 - 19:55
Boris Johnson fiton raundin e parë të zgjedhjeve partiake

Boris Johnson ka dalë i pari në raundin e parë të votimeve në garën për kryetar të partisë Konservatore dhe për Kryeministër të Britanisë së Madhe.

Ai ka arritur të mbledh gjithsej 114 vota nga deputetët e partisë, ndërkohë tre më pak të votuarit janë eliminuar nga gara: Esther McVey, Andrea Leadsom dhe Mark Harper.

Kjo do të thotë se shtatë të tjerë do të shkojnë në raundin tjetër të votimit, e të gjithë këta janë burra, raporton Euronews.

Në vazhdim gjeni rezultatet:

Michael Gove – 30 vota

Matt Hancock – 20 vota

Mark Harper – 10 vota (Eliminohet)

Jeremy Hunt – 43

Sajid Javid – 23 vota

Boris Johnson – 114 vota

Esther McVey – 9 vota (Eliminohet)

Dominic Raab – 27 vota

Rory Stewart – 19 vota

Kandidatëve i nevojiteshin gjithsej 16 vota për të kaluar në raundin e dytë të votimit.

Raundi i dytë do të mbahet me 18 qershor, ndërsa votimi shtesë do të mbahet me 19 dhe 20 qershor, deri sat ë mbesin vetëm dy kandidatë.

Johnson është i pari në garë dhe sipas analistëve, do të jetë zëvendësuesi i kryeministres britanike, Theresa May. (Kosova Sot Online)