I tha gruas se po del për shëtitje dhe u zhduk pa gjurmë, 23 vite më vonë partnerja e tij pranoi një telefonatë të çuditshme

  • 14 June 2019 - 08:00
I tha gruas se po del për shëtitje dhe u zhduk pa gjurmë, 23 vite më vonë partnerja e tij pranoi një telefonatë të çuditshme

Ishte viti 1987, kur Gabriel Nagi u largua nga shtëpia si çdo ditë tjetër, por kësaj radhe për të mos u kthyer më. Gruaja dhe dy fëmijët kanë bërë të pamundurën për ta kuptuar se çfarë i ka ndodhur, por kot dhe pa ndonjë rezultat.

Ishte një njeri i lumtur që i pëlqente të shëtiste, dhe kështu gruaja kishte vendosur t’ia përgatis darkën duke e ditur se edhe pak minuta do të kthehej.

E duke parë se nuk është kthyer pas shumë orëve, filloi të brengosej për të. Më pas ajo vendosi ta paraqet rastin në polici, të cilët e informuan se kanë gjetur veturën e tij të djegur.

Megjithatë Gabrielin nuk e kishin gjetur, kështu ajo vendosi të fillojë vetë hetimet. Ndërkohë, policia kishte zbuluar se Gabriel kishte tërhequr një shumë të parave nga llogaria e tij rreth 160 kilometra larg shtëpisë.

Kjo i dha shpresë familjes, kurse polici që kishte filluar hetimet i kishte premtuar bashkëshortes së tij se do ta kuptojë se çfarë i kishte ndodhur Gabrielit. Shumë resurse u shpenzuan në kërkimin e tij, por sërish pa ndonjë sukses.

Megjithatë polici hasi në diçka që kishte zgjuar kureshtjen tek ai. Në sistemin e shëndetësisë në Australi, thuhej se Gabriel shumë vite më parë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, dhe se kishte ndërruar emrin në Ron Sonders.

Ron është gjetur gjallë e shëndoshë në një qytet 1,600 kilometra larg vendit ku Gabriel jetonte së bashku me familjen. Kështu polici vendosi t’i telefonoj për të zbuluar nëse bëhej fjalë për personin e njëjtë.

Në fakt, Gabriel kishte pësuar aksident trafiku me ç’rast kishte lënduar kokën gjë që kishte bërë që ai të harron një pjesë të jetës së tij. Gjëja e vetme që mbante në mend ishte që quhet Ron.

Më pas polici vendosi t’i telefonoj gruas së tij me të cilën aranzhoi një takim. E kur u panë nuk mund të ndaleshin duke u përqafuar, kurse Ron i dhuro një buqetë të madhe me lule.

Për fat të keq, Gabriel vazhdon ende të mos mbaj në mend pothuajse asgjë nga një pjesë e jetës, por ka pranuar që të mbajë kontakte me familjen e tij.

Më shumë se 20 vite familja e tij nuk dinte asgjë për të, kurse historia e tyre vazhdon të qarkullojë në internet si shembull i pasojave që sjell amnezia.

(Kosova Sot Online)