Ismaili para Komisionit për Shëndetësi

  • 14 June 2019 - 08:07
Ismaili para Komisionit për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot do të dalë para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Anëtarët e komisionit do të kërkojnë informata rreth procesit te revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirjës së barnave për sëmundjet e rralla.

Po ashtu, do të kërkohet informatë rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione.

(Kosova Sot Online)