Reagimi epik i vajzës e cila u bë tag gabimisht nga Hashim Thaçi në Twitter

  • 14 June 2019 - 09:01
Reagimi epik i vajzës e cila u bë tag gabimisht nga Hashim Thaçi në Twitter

Liderët e vendit kanë publikuar fotografi nga takimet që i zhvilluan në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me ish Presidentin amerikan Bill Clinton, ish sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe gjeneralin e NATO’s, Wesley Clark.

Edhe presidenti Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, por ka gabuar personin kur e ka etiketuar në Tëitter. 

Por, Presidenti, në vend të Madeleine Albright, ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.

Edhe pse lajmi u përhap gjatë ditës së djeshme më të madhe, Presidenti ende nuk e ka rregulluar gabimin në rrjetin social. Kështu ka çuar që gruaja me emrin Madeline Eskind t’i përgjigjet presidentit përmes Twitterit.

“*Merr harkun më të padenjë të të gjitha kohërave”, ka shkruar ajo, derisa ka ripublikuar postimin e Presidentit Thaçi me emrin e saj në të.

Image
Image
Image
Image
Image

 

 

 

 

(Kosova Sot Online )